Me flamur të UÇK-së, drenicakët bllokojnë hyrjen e Prekazit për studentët serbë

Aktuale

Me flamur të UÇK-së, drenicakët bllokojnë hyrjen e Prekazit për studentët serbë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 13:32
Drenicakët bllokojnë hyrjen e Prekazit për studentët serbë

Gjatë ditës së sotme mediat raportuan se Prekazin do ta vizitonin një grup i studentëve serbë.

Ky grup i studentëve që po ndjek aktivitetet në Universitetin Veror të Prishtinës, dje ka vizituar edhe Ulpianen.

Por duket se vizita në Prekaz nuk do të realizohet.

Kjo për faktin se kjo për qytetarët e Drenicës është e papranueshme.

Ata janë tubuar me flamuj kombëtar dhe të UÇK-së, për ta ndalë hyrjen e studentëve serb në fshatin Prekaz.

Image
Drenicakët bllokojnë hyrjen e Prekazit për studentët serbë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat