Murati: Çështja se kush është veteranë i rrejshëm duhet kërkuar nga Gjykata, jo nga Qeveria

Aktuale

Murati: Çështja se kush është veteranë i rrejshëm duhet kërkuar nga Gjykata, jo nga Qeveria

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 12:06
Hekuran Murati

Ministri i Punës, Transfereve dhe Financave, Hekuran Murati ditë më parë është komentuar shumë lidhur me disa deklarime që i kishte bërë vite më parë nga ku kishte ofenduar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por përpos kësaj, Murati sot u deklarua edhe lidhur me kërkesën e veteranët që të jenë pjesë e ndryshimeve që ndodhën në kuadër të ligjit të pagës minimale.

Por pavarësisht kësaj kërkese, ministri Murati e ripërsëriti se projektligji është dorëzuar ashtu siç ishte, por se sa i përket çështjes së veteranëve do të bëhet një propozim për ta zgjidhur atë.

“Ne nuk kemi thënë se do të bëjmë amendamente ne projektligjin e kemi dorëzuar ashtu siç është, ndërsa sa i përket çështjes së veteranëve kemi pasur një takim dhe zyra ka marrë përsipër të përcjellë një propozim se si do të duhej të zgjidhet si çështje më tutje”, tha ai.

Ministri Murati theksoi se ligji për pagën minimale është diçka tjetër.

“Pra ligji për pagën minimale është diçka tjetër e sa i përket kësaj besoj se kemi pasur një reagime dhe nga OVL-UÇK, e po besoj se mund të arrihet një dakordim se si të ecim tutje me një ligj të ri, që do të siguronte një ligj me lista të pastruara e të bisedojmë se si të trajtohet dinjitetshëm kjo kategori e shoqërisë sonë”, shtoi ai.

“Përcaktimi se kush është veteran i rrejshëm duhet të bëhet në Gjykatë, s’kërkohet kjo nga Qeveria derisa është proces në vazhdimësi në gjykatë pra s’mund të komentojmë apo të japim konstatime se çfarë mund të bëhet aty.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat