Pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare të Kosovës

Aktuale

Pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare të Kosovës

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 13:24
Pamje nga kolonat

Mërgimtarët janë duke ardhur drejt Kosovës.

E shumë prej tyre gjatë rrugës për në vendlindje përballen me kolona të shumta.

Por padyshim ndër vite problematike mbeten pritjet e gjata në pikat kufitare në hyrje të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme pritjet janë deri në një orë tek Dheu i Bardhë, kurse në Merdare nuk ka pritje fare.

Madje pritjet e gjata tek Dheu i Bardhë shihen qartë edhe në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.

Mërgimtarë të shumta veçse kanë arritur në Kosovë, ndërsa pritet që tri javët e ardhshme të jenë edhe në numër më të lartë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat