Vllahiu: PDK-ja sot është partia më e bullizuar në Kosovë

Aktuale

Vllahiu: PDK-ja sot është partia më e bullizuar në Kosovë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 21:54
Arbër Vllahiu

Opinionisti Arbër Vllahiu tha se Partia Demokratike e Kosovës është subjekti më i atakuar në vend dhe se sulmet më të mëdha i vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Partia Demokratike sot kam përshtypjen që po e bartë një lloj peshe të kryqit mbi supet e saj, për shkak të shumë faktorëve e posaçërisht për shkak se ne ditët e sotme e ka një periudhë kohore që është partia më e bullizuar në Kosovë, është partia më e anatemuar dhe është partia më e atakuar nga pothuajse të gjitha forcat politike, posaçërisht nga Lëvizja Vetëvendosje” tha Vllahiu.

Sipas Vllahiu  qëndrimi i gjatë në opozitë pas periudhës së luftës si dhe koncepti i PDK-së për bërjen e paqes kanë ndikuar në këtë çështje.

Ka dy koncepte brenda saj, e para është që i ka pasur komandantët e UÇK-së që e kanë krijuar Partinë Demokratike dhe që menjëherë pas luftës me lavdinë që e kishin nuk arritën që të futen në pushtet, nuk arritën që ta marrin pushtetin në duar dhe kjo u zgjati në opozitë për një periudhë shumë të gjatë kohore. E dyta, e ka konceptin e saj të bërjes së paqes të cilën në njëfarë forme ose e ka gabuar, ose e ka bërë në një formë jo komform bërjes së paqes dhe ndërtimit të institucioneve, ose pavarësisë së Kosovës” tha Vllahiu.

Tutje Vllahiu tha se Partia Demokratike e Kosovës po mundohet ta krijojë një identitet të saj.

“Pas gjithë kësaj që ka ndodhur me PDK edhe para vitit 2021, sot PDK po mundohet ta ndërtojë një identitet të saj, PDK nuk mund të jetë si LDK që jeton me historinë e lavdishme të udhëheqësve të saj, sikur LDK vazhdon ta ketë Rugovën si një ideolog të saj, PDK duhet ta krijojë një identitet të saj” – tha Vllahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat