Braho: Thaçi thoshte se ishte i djathtë, por PDK-ja sot është parti e majtë

Aktuale

Braho: Thaçi thoshte se ishte i djathtë, por PDK-ja sot është parti e majtë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 23:11
Alisa Braho

Analistja, Alisa Braho, është shprehur se Partisë Demokratike të Kosovës i mungojnë vijat e ndara ideologjike, andaj sipas Brahos kjo parti duhet ta qartësoj këtë konfuzion ideologjik të saj.

“Një gjë që më shqetëson është se kanë një rrëshqitje ideologjike, unë e mbajt mend kur e kam dëgjuar Thaçin duke thënë se unë jam i djathtë, se Partia Demokratike e Kosovës është e djathtë, sot ata janë duke u bërë pjesë e partive të qendrës së majtë, pra këtu ka një lëvizje dhe kjo krijon një konfuzion, sepse është partia që ka dalë nga UÇK-ja,  që përshëndeste me grusht, pastaj u bënë të djathtë dhe tashmë janë qendra e majtë”, tha Braho në Rubikon.

Tutje duke folur për PDK-në, Braho tha se periudha e gjatë e qeverisjes ka bërë që kjo parti ta humbë shpirtin e saj opozitar.

“Mendoj që një periudhë shumë e gjatë në qeverisje e PDK-së i ka bërë ta humbasin atë gjenin e opozitarizmit që duhet të kishin, nga ana tjetër mendoj që opozitarizmi vjen si deduksion i brendshëm, nuk është diçka që mund të injektohet as duke qenë ‘cool’ i qytetit, apo duhet qenë me të vjetrën, pra mendoj se asnjë nga këto të dyja nuk mund të prodhoj shpirtin opozitar, prandaj PDK-ja nuk e ka, as nuk do ta ketë për aq kohë sa e ka formacionin që e ka dhe nuk ka se si ta ketë se nuk e ka të mësuar dhe kur nuk e ke të mësuar nuk ke si ta pasosh tek pasuesit”, është shprehur Braho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat