​Ministrja Haxhiu takohet me zv. ndihmës Sekretaren e SHBA në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Zbatimit të Ligjit Johnson

Aktuale

​Ministrja Haxhiu takohet me zv. ndihmës Sekretaren e SHBA në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Zbatimit të Ligjit Johnson

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu ka pritur në takim, Ndihmës Sekretaren e SHBA në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Johnson.

,,Sot në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Albulena Haxhiu priti në takim një delegacion të prirë nga Zv. Ndihmës Sekretarja Lisa Johnson dhe Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier. Bashkëpunim të shkëlqyer e quajti ministrja Haxhiu raportin me Ambasadën Amerikane në Kosovë, e cila ndër të tjera, përmes programeve si INL, OPDAT dhe ICITAP vazhdon të mbështesë procese të rëndësishme të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Sundimi ligjit, lufta anti-korrupsion, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë-duke përfshirë edhe aspektet e drejtësisë penale, ishin tema të cilat zgjuan interesim nga zv.ndihmës sekretarja Johnson, duke trajtuar po ashtu me një vëmendje të shtuar angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në nismat e saj që parandalojnë dhe luftojnë dukurinë e dhunës në familje, thuhet në njoftim.

Në kuadër të agjendës së SHBA-ve në luftën globale kundër korrupsionit, Johnson e vlerësoi si partner të rëndësishëm Republikën e Kosovës, për çka vlerësoi se ky bashkëpunim do të sjellë edhe rezultatet e saja në forcimin dhe zbatimin e ligjit dhe rendit juridik. Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi i deritanishëm ka sjellë rezultate të mira dhe se i njëjti do të vazhdojë edhe më tej për t’i kontribuar forcimit të sundimit të ligjit dhe drejtësisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat