Fatmir Plakiqi del i nervozuar nga takimi në të cilin u suspendua

Aktuale

Fatmir Plakiqi del i nervozuar nga takimi në të cilin u suspendua

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 18:25
Fatmir Plakiqi

Ministria e Shëndetësisë e ka suspenduar përkohësisht drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

Plakiqi pas mbledhjes së Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ku dhe u suspendua, është parë duke dalë i nervozuar.

Media ka publikaur një fotografi të Plakiqit teksa shkruan se ky i fundit nuk ka dashur të deklarohet për media.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha të enjten, se në vend të Fatmir Plakiqit u emërua ushtrues detyre, Bujar Kaquri, derisa shtoi se synim i Qeverisë është standardizimi dhe funksionalizimi i sistemit informativ shëndetësor.

“Sot u mbajt mbledhja e Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në këtë takim u vendos që të suspendohet drejtori i Fondit, Fatmir Plakiqi. Kjo do të trasojë veprimet tona tutje si Bord, shmangies së nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Synimi i Qeverisë që unë përfaqësoj në këtë Bord, është sistemi i sigurimeve shëndetësore”, deklaroi Gexha-Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat