Rrëfehen vajzat nga Kosova që përjetuan tmerrin në Sarandë: Një i panjohur deshi të na futet në dhomë pas mesnate

Aktuale

Rrëfehen vajzat nga Kosova që përjetuan tmerrin në Sarandë: Një i panjohur deshi të na futet në dhomë pas mesnate

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 21:12
Ilustrim

Pushimi që e nisen në Jug të Shqipërisë nuk shkoi ashtu siç u planifikua për tre vajza nga Ferizaji.

E.Sh, F.Ç, dhe A.B (emra të njohur për redaksinë), zgjodhën hotelin “Bougainville Bay” për qëndrim disa ditor në Sarandë, gjithçka ishte në rregull deri në momentin kur më datë 20, të këtij muaji, rreth orës 02:00, pas mesnate, dikush trokiti në derën e dhomës.

“Një musafir i hotelit na troket ne dere me pretendimin se është nga “House Keeping” apo “pastrimi i dhomës” në shqip. Ai pa pushim trokiste në derë dhe i binte derës edhe më fortë na thoshte hapeni derën, jam your neighbor (fqinji juaj) pasi qe ai ishte tjetër nacionalitet fliste anglisht”, tha E.Sh.

Vajza nga Ferizaj tha se kur personi e kuptoi se nuk donin ta hapnin derën, i njëjti i porositi të mos telefononin në recepsion apo policinë.

Ajo tha se pavarësisht që telefonuan recepsionin në të gjitha rrjetet sociale, ato nuk morën një përgjigjie, madje të njëjtat thanë se e menduan edhe hedhjen nga dritarja e hotelit për shkak të frikës që ai iu krijoi.

“Arritëm deri në atë pikë sa menduam të kërcenim nga dritarja e dhomës pasi që nuk na vinte askush në ndihmë nga hoteli. Ne telefonuam policinë dhe Policia erdhi pas disa minutash dhe e mori djalin në polici pasi ne e denoncuam”, tha vajza.

Ndërkohë, pasi telefonuan policinë, të njëjtit pas pak minutash kishin mbërritur tek hoteli meqë rast prangosën edhe personin e dyshuar.

Shqetësimi i vajzave vazhdoi në momentin kur personeli i hotelit shoqëruar edhe nga drejtori nuk u interesuan rreth gjendjes së tyre, të njetit i porositën vajzat që të mos bëjnë zhurmë që të mos i pengojnë klientët e tjerë.

“Personeli i hotelit se bashku me drejtorin NUK U INTERESUAN FARE per ne per gjendjen tone , perkundrazi thoshin se kemi qene te sigurta si dhe na thoshin te mos bejme zhurme sepse po i pengojme klienteve te tjere, ndërsa për gjendjen tone nuk i intersonte fare. Perveq se nuk na kerkuan falje ata vazhdonin te thoshin se siguria e tyre ishte ne nivel perderisa dera nuk eshte hapur nga personi qe na frikesoi”, tha e reja nga Ferizaj tutje.

Më tej, E.Sh, ka bërë edhe kallëzim penal në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor në Sarandë.

Prej dokumentit të siguruar nga Gazeta Insajderi, vërtetohet se e reja ka deklaruar rreth rastit që kishte ndodhur në Sarandë.

Kallëzimi i plotë bazuar në dokument;

Me vullnetin e saj të lirë, ankuesja ka deklaruar se:

Jetoj në Kosovë ku jetoj me familjen time. Më datë 18.07.2022 së bashku me dy shoqet e mija vendosëm të vijmë me pushime në Sarandë, dhe rezervuam në Hotel Boville për 3 ditë. Sot në orën 02:00 ishim në dhomë duke fjetur dhe dëgjuam një zhurmë të madhe në derë, duke trokitur dhe duke thënë në anglisht hape derën jam “House Keeping” pastruesi i dhomës, pastaj me ton të lartë dhe të bërtitura vazhduan. on tha hape deren se jam komshia matanë rruges mos thirr polici as hotelin. Ai vazhdoi t’i binte derës më fort dhe të bërtiste, ne u përpoqëm të kontaktonim hotelin në numrin e telefonit të recepsionit por nuk funksionoi, pastaj donim të kontaktonim hotelin përmes numrit whatsap që është 00355684056565 por as atje nuk morëm përgjigje, më pas Ne u përpoqëm të telefononim këtë numër me Lek përmes telefonatave por përsëri ata nuk u përgjigjën. Më pas lajmëruam policinë dhe pas disa minutash erdhi policia, ai vazhdoi te dera, dëgjuam dikë duke thënë se jemi Sigurimi dhe nuk e hapëm derën se ishim të frikësuar, por pasi na thirri pritja e hapëm derën dhe pa se aty ndodhej policia dhe një person që drejtohej si pronar i hotelit. Ne i shpjeguam situatën dhe ai tha që ju shkoni në dhomë dhe ne do të merremi me këtë çështje. Më pas vendosëm të thërrisnim policinë pasi nuk ndiheshim të sigurt në hotel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat