Kur Jakup Krasniqi ndiqte vendimin e GjND-së për Kosovën, ky ishte reagimi i tij

Aktuale

Kur Jakup Krasniqi ndiqte vendimin e GjND-së për Kosovën, ky ishte reagimi i tij

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 17:13
Jakup Krasniqi

Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës e pati quajtur ditë historike.

Krasniqi, para 12 vjetësh në zyrën e tij kishte mbledhur bashkëpunëtorët e bashkë iu gëzuan shumë vendimit të GjND-së.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat