Osman Musliu reagon pasi u rrah imami në Podujeva

Aktuale

Osman Musliu reagon pasi u rrah imami në Podujeva

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 20:06
Osman Musliu

Hoxha i njohur nga Drenica, Osman Musliu e ka cilësuar si “gjënë më të keqë që mund të ndodhur”, sulmin e sotëm ndaj Imamit në Podujevë.

Musliu ka folur edhe për sulmin fizik ndaj tij para disa viteve, për të cilin tha se është neglizhuar nga institucionet fetare dhe ato shtetërore.

“Dhuna e ushtruar sot ndaj imamit është gjëja më e keqe që mund të ndodhë, sidomos kur ajo ushtrohet brenda një xhamie. Por, fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë kur matrapazët sillen si kapadai brenda xhamive të Kosovës. Unë vetë kam qenë i sulmuar nga ekstremistë apo radikalë ndaj të cilëve kam ngritur zërin moti. Fatkeqësisht, edhe ngritja e zërit për të tërhequr vëmendjen tek ky problem por edhe vetë dhuna e ushtruar ndaj meje dhe kolegëve të mi, janë neglizhuar, duke hasur në vesh të shurdhër tek institucionet fetare por edhe ato shtetërore”, deklaroi ai.

Ai ka theksuar se nuk ka asnjë zhvillim rreth zbardhjes për rastin e tij, ani pse ndodhi në vitin 2009.

“Në lidhje me sulmin në xhami në vitin 2009 që ishte organizuar ndaj meje sa isha kryetar i Këshillit të BIK në Drenas, deri më sot nuk ka asnjë zhvillim. Asnjëherë nuk ka pasur masa nga BIK ndaj punëtorëve të këtij institucioni që ishin pjesëmarrës në këtë akt të dhunshëm. Po ashtu nuk ka të dënuar e asnjë masë tjetër nga gjykata apo organet tjera kompetente të institucioneve tona. Mbi 50 persona që ishin pjesëmarrës, ishin marrë në pyetje për këtë rast, por për çudi asgjë s’doli në pah! Pra, një imam dhe kryetar i një këshilli sulmohet dhunshëm brenda një xhamie e nuk mirret asnjë masë nga askush! Me një fjalë, institucionet tona na kanë thanë “Zoti jua baftë çaren!”, shtoi Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat