Shkarkohet Valbon Krasniqi – ky është personi që do të udhëheq me ShSKUK-në

Aktuale

Shkarkohet Valbon Krasniqi – ky është personi që do të udhëheq me ShSKUK-në

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:52
Valbon Krasniqi

Ashtu siç edhe raportoi Gazeta tanimë Valbon Krasniqi është shkarkuar nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së.

Vendimi u mor në mbledhjen e së mërkurës nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Klani merr vesh se në vend të Krasniqit është emëruar ushtruese e detyrës, gjinekologia e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Pranvera Zejnullahu-Rraci.

Sipas burimeve ky vendim vjen pasi që bordi ka shqyrtuar gjetjet e raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, institucion ky që ka evidentuar 14 gjetje të reja ku disa nga këto për të cilat ka vlerësuar se ka elemente të mashtrimit dhe korrupsionit i ka dërguar në Prokurorinë e Shtetit, gjë për të cilën televizioni ka raportuar ditë më parë.

Pos këtyre, nuk dihet se a ka qenë arsye shtesë edhe rasti i vërshimeve në Kliniken e Onkologjisë, ngase ministri i shëndetësisë Rifat Latifi pati deklaruar për Klan Kosovën, se lidhur me këtë nga drejtoria e SHSKUK-së ishte njoftuar gjashtë ditë me vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat