​Haradinaj për rritjen e çmimeve: Para se të vendosej tavan, do të duhej të vendosej themel i çmimeve

Aktuale

​Haradinaj për rritjen e çmimeve: Para se të vendosej tavan, do të duhej të vendosej themel i çmimeve

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 23:31
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për rritjen e çmimeve.

Ai tha se para se t’i vihet tavan çmimeve, duhet t’i vihet themel.

“Para se t’i vihet tavan çmimeve, duhet të vihet themel i çmimeve, rasti i heqjes së akcizës dhe TVSH-së, rasti i masave lehtësuese për prodhuesit, për sipërmarrësit, për operatorët.

Te çështja e çmimeve tavan, veç po merren çmimet më të larta të mundshme po u vendoset një tavan, ne kemi interes për një shfryrje të çmimeve që do të buronte nga subvencionimi, apo tërheqja së taksave të caktuara siç është rasti i akcizës, apo derivateve, apo taksave tjera”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat