Vlora Ҫitaku “helm e vrer” ndaj Kurtit: Kryeministër në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në

Aktuale

Vlora Ҫitaku “helm e vrer” ndaj Kurtit: Kryeministër në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në

Nga: H.O. Më: 28 korrik 2022 Në ora: 10:16
Vlora Ҫitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në Facebook ka kritikuar kryeministrin Kurti sa i përket marrëveshjes me MCC në SHBA. Ҫitaku shkruan se kjo marrëveshje erdhi pa asnjë meritë të kësaj qeverie.

Madje, nënkryetarja e PDK-së i drejtohet Kurtit se në SHBA përfaqëson Kosovën dhe jo Vetëvendosjen.

Postimi i plotë:

Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën.

Po ju them, me kompetencë, nikoqirët  e ceremonisë i keni vu në siklet.

Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë.

Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat