Kosova ratifikoi marrëveshjen me MCC-në, ky është reagimi i ambasadorit amerikan

Aktuale

Kosova ratifikoi marrëveshjen me MCC-në, ky është reagimi i ambasadorit amerikan

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 17:25
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave e ka ratifikuar marrëveshjen në mes të Kosovës dhe MCC-së.

Hovenier ka thënë se mirëpret ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes mbi 200 milionëshe.

Kjo gjë hap rrugën për të punuar drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas votimit në Kuvend duke thënë se dallimet pozitë-opozitë nuk vijnë në shprehje kur bëhet fjalë për SHBA-në dhe interesin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat