Gjyshinca: Amerikanët më kanë thënë që nuk e kanë problem të punojnë me VV-në

Aktuale

Gjyshinca: Amerikanët më kanë thënë që nuk e kanë problem të punojnë me VV-në

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 19:32
Gazmend Gjyshinca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka deklaruar se raportet e Qeverisë Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë raporte të mira, dhe sipas tij ka edhe progres të shtuar kjo qeveri me SHBA-në.

“Ka një ecje përpara, ka një progres nëse doni t’i thoni të kësaj qeverie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse unë e kam pasë të qartë prej kur jam në politikë, e kam shumë të qartë raportin që VV ka pasur me partnerët tanë, Shtetet e Bashluara”, tha Gjyshinca.

Madje, se SHBA nuk e ka problem bashkëpunimin me VV-në, deputeti Gjyshinca thotë se një gjë e tillë i është thënë atij personalisht nga amerikanët.

“Mu vetë me është thënë kur kam qenë në vizitë para dy viteve, njerëz të Departmentit Amerikan, vetë përsonalisht mua më kanë thënë që ne nuk shohim asnjë problem me Vetëvendosjen, dhe në ata kohë ka qenë Qeveria Hoti, më është thënë se nuk shohim asnjë problem që të bashkëpunojmë me VV-në në të ardhmën, andaj unë e shoh si normale takimin që ka ndodhur me zotrin Blinken. Këto që po flasin, unë i shoh një tentativë për tu vetëaktualizuar për diçka që nuk qëndron. Ajo që nuk qëndron janë akuzat që tentojnë ta përshkruajnë një situatë të paqenë kinse nuk kemi raporte të mira me ShBA-në”, tha Gjyshinca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat