Publicisti “shpërthen” ndaj liderëve të “Ballkanit të Hapur”, tregon çka po ndodhë në kufi

Aktuale

Publicisti “shpërthen” ndaj liderëve të “Ballkanit të Hapur”, tregon çka po ndodhë në kufi

Nga: A.ZH Më: 30 korrik 2022 Në ora: 10:49
Pamje nga kufiri

Publicisti Emin Azemi, ka thënë se projekti “Ballkani i Hapur” po shërben vetëm për t'u fotografuar politikanët.

Teksa ka publikuar pamje nga vendkalimi kufitar Tabanoc, Azemi ka treguar se qytetarët po presin me orë të tëra për të kaluar kufirin, përcjell Bota sot.

Ai ka kujtuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte ndarë 2.8 milionë euro nga arka e shtetit për realizimin e këtij projekti.

Reagimi i Azemit në Facebook:

"Ballkani i Hapur" të ngujon 3 orë në kufi!

Nga fillimi i korrikut ka qenë e paraparë që kontrollet e udhëtarëve dhe makinave të bëheshin vetëm në njërën pikë – domethënë, ata që hyjnë nga Serbia në Maqedoninë e Veriut të kontrollohen vetëm në pikën doganore të Maqedonisë së Veriut.

Hapja e sistemit “One Stop” apo “Një ndalesë” në Tabanoc është promovuar qysh në vitin 2019 nga kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Atëbotë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut tha se kishte ndarë 2.8 milionë euro nga arka e shtetit për realizimin e këtij projekti.

I ashtuquajturi "Ballkani i Hapur" po shërben vetëm për t'u fotografuar politikanët.

Pamjet nga vendkalimi kufitar Tabanoc tregojnë se si politikanët më shumë bëjnë politikë e më pak merren me hallet e njerëzve ..

“…kur arrin, të them te pragu i shtëpisë, nuk është e drejtë të pritet kaq gjatë për kot, sepse në sytë e mi kjo pritje prej orësh është e kotë”, thotë Azir Hani, i cili bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët tregon se ka udhëtuar nga Zvicra, për t’i kaluar pushimet në Maqedoni të Veriut.

“Gjithë Evropën e kalova dhe ja, tani këtu po qëndrojmë me orë. Kjo nuk ka kuptim”, thotë një tjetër mërgimtar, i cili u identifikua vetëm si Jane.

“Në kufijtë e tjerë rastis që të kesh një ose, e shumta, tri vetura para teje, kurse këtu shihni se sa e gjatë është kolona”, thotë ai.

Shqipe Ameti, nga Presheva thotë se i ndodh që brenda javës të vizitojë dy herë familjarët që i jetojnë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

“Nga Presheva deri në Kumanovë rruga është një orë, kurse tri orë i humb në kufi”, thotë Shqipja, sipas së cilës, këto pritje në temperatura mbi 35 gradë celsius ndodhin “pa nevojë”.

Image
Pamje nga kufiri
Image
Pamje nga kufiri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat