Serbët nisin propagandën, thonë se po “përgatitet” diçka- raportohet për vendosje të barrikadave në Rudar

Aktuale

Serbët nisin propagandën, thonë se po “përgatitet” diçka- raportohet për vendosje të barrikadave në Rudar

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 19:10
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Burime nga pjesa veriore kanë njoftuar se pas orës 17.30 u dëgjua sirena e alarmit, që nga serbët përdoret për grupime edhe protesta.

Mediat serbe kanë nisur propaganën nga atje duke shkruar se “sirena alarmuese është shenjë për qytetarët se diçka po përgatitet dhe duhet të jenë në gatishmëri”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas burimeve jozyrtare, po përgatiten barrikada tek kryqi i madh në Rudar, në rrugën rajonale Prishtinë-Leposaviq jo shumë larg Zveçanit.

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka thënë se situata kurrë nuk ka qenë më komplekse se tash dhe më serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat