​Krasniqi: Qeveria Kurti e vonoi marrjen e mëhershme të grantit për “Compact”

Aktuale

​Krasniqi: Qeveria Kurti e vonoi marrjen e mëhershme të grantit për “Compact”

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 19:27
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Qeveria e fitoi Programin “Compact” nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për shkak se është rritur vlerësimi për demokraci e sundim të ligjit që ka mundësuar kalimin nga Programi “Threshold” në “Compact”.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kjo është gënjeshtër klasike dhe e vërteta verifikohet shumë lehtë.

“MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën! Bordi i MCC e ka marrë vendimin në dhjetor të vitit 2018. Janë pikërisht vonesat e Qeverisë Kurti që e kanë vonuar marrjen e mëhershme të këtij granti dhe që kanë shkaktuar anulimin e investimeve në infrastrukturën e gazpërçuesit, si investim shumë më i nevojshëm e më strategjik për Kosovën se sa bateritë akumuluese”, ka shkruar Krasniqi.

Qeveria Kurti sipas kreut të PDK-së nuk është qeveri e investimeve, pasi është jo-kompetente që sjell vetëm vonesa dhe tkurrje të investimeve kapitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat