Haraqija befason me fjalët për vendimin e Kurtit për reciprocitetin ndaj Serbisë

Aktuale

Haraqija befason me fjalët për vendimin e Kurtit për reciprocitetin ndaj Serbisë

Nga: A.ZH Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:18
Astrit Haraqija

Ish-ministri dhe ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Astrit Haraqija, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti, është i drejtë dhe i ligjshëm, përcjell Bota sot.

“Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.

Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.

Ecim para”, ka shkruar Haraqija, në një postim në Facebook.

Sot serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Rrugët janë bllokuar edhe në pjesë të tjera në veri të Kosovës.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat