Vetëm në këtë mënyrë mund të largohen nga skena politike ish-bashkëpunëtorët e UDB-së

Aktuale

Vetëm në këtë mënyrë mund të largohen nga skena politike ish-bashkëpunëtorët e UDB-së

Nga: A.M. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 23:19
Fatmir Sheholli.

Çështja e SHIK-ut ka qenë shumë e përfolur kohëve të fundit, pas debatit që hapi deklarata e ish punëtorit të UDB-së, Fatmir Sheholli.

Analisti Sadri Ramabaja për “Bota sot” tha se SHIK-u në fillimet e tij mund të jetë menduar si një mekanizëm në shërbim të lirisë, por fatkeqësisht, me kalimin e kohës, si strukturë ka degjeneruar dhe ka rrëshqitur në krim

“Është një kapitull specifik i historisë sonë moderne politike që duhet të përpunohet dhe mbyllet nga politika dhe drejtësia. SHIK-u në zanafillën e tij mund të jetë menduar si një mekanizëm në shërbim të Lirisë, por fatkeqësisht, me kalimin e kohës, si strukturë ka degjeneruar dhe ka rrëshqitur në krim. Këto ditë u bë temë debati deklarata e ish punëtorit të UDB-së, Fatmir Sheholli, se pas luftës paska punuar edhe për SHIK-un. Më bëri përshtypje se në media pak u lakua pjesa e parë e deklaratës së tij – fakti se në vitet ‘90-ta gjoja paska pas punuar edhe për LDK-në, duke i dhënë strukturave të saj informacione të ndjeshme”, deklaroi ai.

Sipas tij, duhet urgjentish aprovimi i Ligjit për lustracion, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të largohen nga skena poliitke dhe publike ish-kolaboratoërt e UDB-së.

“Parlamenti ynë është vonuar së tepërmi të aprovojë Ligjin për lustracion. Vetëm ai do ta mbyllte këtë kapitull gjithashtu tepër të ndjeshëm të së kaluarës sonë. Ish kolaboratorët e UDB-së dhe sistemit politik serb që aplikoi në dekadën e fundit të shekullit 20-të - APART'HEIDIN më atipik, në zemër të Europës e për turpin e saj, mund e duhet t’i heqim nga skena politike, publike dhe mediale vetëm përmes atij ligji. Ai do t’i shërbejë shumë procesit për funksionalizimin e plotë të Republikës, zhvillimin ekonomik të saj dhe aplikimit të Shtetit të së drejtës.

Shtetin e së drejtës duhet shikuar gjithmonë në proporcion me interesat jetike të kombit dhe duke i ndërlidhur e në shërbim të funksionalizimit të Republikës”, theksoi Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat