​Kurti: Reciprociteti shtyhet pasi të hiqen të gjitha barrikadat në veri

Aktuale

​Kurti: Reciprociteti shtyhet pasi të hiqen të gjitha barrikadat në veri

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 00:00 Përditësuar në ora: 06:35 më 01.08.2022
Albin Kurti

​Kurti: Reciprociteti shtyhet pasi të hiqen të gjitha barrikadat në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se shtyrja e zbatimit të vendimeve për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftime bëhet vetëm me kushtin që nga veriu i vendit të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rikthehet liria e lëvizjes.

“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, shkroi Kurti.

Ndërkohë, disa minuta më parë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi se tashmë ka filluar zbatimi i vendimit për posedim me fletë-deklarim për të gjithë personat që kanë dokumente të Serbisë.

“Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe”, tha Sveçla.

Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022.

Pa u heq barrikadat në Veri nuk pezullohet vendimi, Sveçla del me një sqarim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se reciprociteti për dokumente është duke u zbatuar, përpos në pikat Bërnjak dhe Jarinje të cilat janë të bllokuara.

Sveçla pëmes një postimi të publikuar në Facebook të bashkangjitur me një video, ka thënë se vendimi do të implimentohet deri në largimin e të gjitha barikadave në Veri dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve.

“Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe”, ka shkruar ai në Facebook.

“Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës”.

“Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022”, mbaron positmi.

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë vendimin për recipricotetin për një muaj, pasi e mori udhëzimin amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat