Lajçak: Propozimin për shtyrjen e zbatimit të masës së reciprocitetit e bëri Borrell

Aktuale

Lajçak: Propozimin për shtyrjen e zbatimit të masës së reciprocitetit e bëri Borrell

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 00:41
Miroslav Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të masës së reciprocitetit për një muaj.

Por, ai ka bërë me dije se ky propozim ishte bërë nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ndërsa e ka falënderuar ambasadorn e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për mbështetje.

“E mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e Josep Borrel për ta shtyrë për një muaj zbatimin e vendimit. BE pret që të gjitha barrikadat të hiqen menjëherë”, shkroi ai në Twitter.

Sipas tij, Borrell fton Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog për të vazhduar përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat