Krasniqi: SHSKUK-ja pa punëtorë të rinj që nga 2019-a

Aktuale

Krasniqi: SHSKUK-ja pa punëtorë të rinj që nga 2019-a

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:50
Valbon Krasniqi

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka thënë se SHSKUK-ja nuk ka pasur asnjë punëtor të ri që nga viti 2019.

Këtë deklaratë Krasniqi e ka bërë gjatë mbledhjes së komisionin për Financa Publike të martën, ku ka qenë i ftuar edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Numri i të punësuarve nuk është rritur në SHSKUK dhe gjendet përballë një krize serioze për shkak të mungesës së stafit. Kemi funksionalizuar stafin e pediatrisë tash edhe mjekësinë sportive”, tha Krasniqi.

Duke folur për raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ShSKUK për punën 1-vjeçare, Krasniqi tha se aktivitetet nuk janë të lidhura me të.

Të gjitha këto aktivitete nuk janë të lidhura me menaxhmentin aktual. Ne kemi përgatitur planin e veprimit dhe do të formohet një komision i veçantë. Sa i përket nënvlerësimit dhe mbi vlerësimit te pasurisë mbi 1000 euro janë 5 aktivitete, dy prej tyre lidhen me pagesën e aparatit të klinikës. Për t’u siguruar për ardhjen e e barnave ka në funksion stokun farmaceutik. Për çdo pagesë vjen pranimi i mallit dhe që regjistrohet ne sistem elektronik. Këtë sistem e kemi shtri deri tek barnatoret e reparteve. Një ilaç që vjen në barnatore qendrore regjistrohet në sistem elektronik. Mbi 20 mijë barna kemi regjistruar në sistem elektronik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat