Jep dorëheqje drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi

Aktuale

Jep dorëheqje drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 13:58
Valbon Krasniqi

Drejtori i Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në këtë institutcion.

Kështu ka bërë të ditur në një komunikatë për medie, Bordi Drejtues i SHSKUK-së.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHSKUK-së, në mbledhjen e  mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar.

Po ashtu ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat