PDK: Gjykata Komerciale ishte propozim i Kadri Veselit, Albulena Haxhiu e përvetësoi idenë

Aktuale

PDK: Gjykata Komerciale ishte propozim i Kadri Veselit, Albulena Haxhiu e përvetësoi idenë

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 21:28
Kadri Veseli

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka replikuar me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Duke folur për Gjykatën Komerciale, Gruda ka thënë se kjo gjykatë ishte propozim dhe ide e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Ministrja e Drejtësisë paska thënë sot se në debate televizive ka pasur hezitime për krijimin e Gjykatës Komerciale. Nuk e di për kënd e ka fjalën, por e di që Gjykata Komerciale ishte propozim i Kryetarit të PDK-se Kadri Veseli, në vitin 2019, dhe atëherë kishte filluar puna për krijimin e saj”, ka thënë Gruda.

Më tej, ai ka thënë se po të shikoj me kujdes ministrja, mund të gjej kundërshtarët e kësaj gjykate në partinë e saj.

“Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ajo përvetëson punët që i kanë bërë të tjerët”, ka përfunduar Gruda.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat