Gjenerali: Edi Rama i premton Vuçiqit se nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në mbrojtje të Kosovës

Aktuale

Gjenerali: Edi Rama i premton Vuçiqit se nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në mbrojtje të Kosovës

Nga: I. M. Më: 3 gusht 2022 Në ora: 19:00
Kryeministri spanjollë Pedro Sanchez dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Sipas gjeneralit shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, kryeministri i Mbretërisë Spanjolle ishte për vizitë në Shqipëri, që të sigurohej se Qeveria e Shqipërisë nuk do të përfshihej në mbrojtje të Kosovës, në rast të ndonjë sulmi apo invazioni ushtarak në veri të saj.

Sipas Maralushës, Edi Rama këtë premtim ia dha kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, i cili kishte shkuar enkas për t’ia përcjellë këtë mesazh Ramës, përkatësisht për ta marrë premtimin, që e kërkonte presidenti i Serbisë Vuçiq.

“Kryeministri spanjollë Pedro Sanchez e vizitoi Shqipërinë me një detyrë specifike. Ai shkoi me i thonë Edi Rames (vëllai i Vuçiqit) që të mos ndërhynë me e ndihmue Kosovën, në qoftë se Serbia ndërhyn me ushtri në Kosovë. Edi Rama ja dha fjalën se ai është për një zgjidhje paqësore të çdo konflikti në Ballkan”, ka shkruar disa minuta më parë në faqen e tij në Fb, gjenerali në pension, Maralusha.

Edi Rama është pajtuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës duke e quajtur vendim të drejtë dhe se gjithherë është për zgjidhje paqësore të situatës.

"Këto situata tregojnë se kur vjen puna që gjërat shkojnë nën thikë, ka dy rrugë; njëra është rruga e kthimit mbrapa dhe e luftës, nga e cila këtu, në këtë rast, nuk fiton më askush sepse nuk ka më asgjë për të ndarë sepse Kosova është një vend sovran, i pavarur, demokratik dhe kaq dhe rruga tjetër është ndërtimi i paqes... Na duhet të punojmë edhe më shumë kokëfortësisht për paqen, na duhet të punojmë edhe më shumë me këmbëngulje për të ndërtuar rrugë ndërveprimesh që na japin mundësi të kuptojmë që nuk jemi dy palë qenie, ca njerëz dhe ca alienë, por jemi të gjithë njerëz dhe kemi të gjithë, së bashku, detyrimin që fëmijëve tanë t’u lëë një hapësirë paqeje, jo një zonë të mbjellë me mina ku shpërthejnë për lloj-lloj arsyesh", ka thënë Rama.

Kjo deklaratë i jep kuptim informacioneve që i deklaron gjenerali shqiptaro-amerikan Maralusha.

Kryeministri Spanjoll Sanchez gjatë vizitës së bërë të hënën në Shqipëri, ishte deklaruar se qeveria e tij nuk e njeh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND-së), e cila e ka shpallur legjitime dhe legale, Pavarësinë e Kosovës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.“... ne mendojmë që një deklaratë e njëanshme për pavarësi, – ky është mendimi, opinioni i qeverisë spanjolle, me gjithë respektin që kam për opinionin e qeverisë shqiptare, – por ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, ndaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi”, deklaroi Sanchez në Tiranë, ndërsa Rama e quajti ‘mendim radikal’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat