Bundeswehr me sy drejt Kosovës

Aktuale

Bundeswehr me sy drejt Kosovës

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 22:52
Christine Lambrecht

Qeveria e Gjermanisë është  shprehur e shqetësuar qysh në fillim të javës për situatën e sigurisë në Kosovë.

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, që vjen nga partia SPD,është ajo që në  pranverë të këtij viti, gjatë vizitës në Kosovë, pati rastin të njihej vetë nga afër me gjendien në shtetin e ri.

Ajo deklaroi sot se misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO po monitoron gjithashtu nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.

“Bundesëehr-i mbetet i përkushtuar në NATO dhe me KFOR-in për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha Lambrecht, cituar në një  deklarate të zëdhënëses së ministres së mbrojtjes, Nadine Krüger.

Ushtria gjermane përfaqësohet në Kosovë si pjesë e një operacioni të udhëhequr nga NATO, por aktualisht vetëm me rreth 65 ushtarë. Sipas mandatit të Bundestagut, në rast nevoje aty mund të stacionohen deri në 400 ushtarë gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat