​Tahiri: Kurti nuk ka gatishmëri të vendosë reciprocitet të plotë Serbinë

Aktuale

​Tahiri: Kurti nuk ka gatishmëri të vendosë reciprocitet të plotë Serbinë

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 11:33
Abelard Tahiri

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është i gatshëm të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë andaj, sipas tij, po bën përzgjedhje selektive me masat e reciprocitetit.

Në seancën e Kuvendit, Tahiri ka thënë se Kurti është formuar politikisht duke folur për reciprocitet ndërsa tani sipas tij nuk po i përmbahet asaj.

Tahiri: Kurti nuk ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë me Serbinë

“Përderisa nuk ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë kjo përzgjedhja selektive e masave të reciprocitetit, duke qenë i vetëdijshëm se Serbia dhe politikat e saj ndaj konsolidimit tonë të brendshëm janë shumë dekontrsutkure e të cilat masa edhe ashtu po krijojnë probleme të sigurisë së e të rendit siç ishte rasti i fundit, po na japin përshtypjen se para se këto masa të jenë qëllim në vetvete janë qëllime instrumentale. Nuk besoj se me këto masa kryeministri po do me zgjedh raportin bilateral mes Kosovës dhe Serbisë më shumë po duket si një lloj aranzhimi gradual prej të cilave duhet të dalin shumë tema të tjera përfshirë edhe Asociacionin për çka shihet se do të jetë pjesë e këtyre diskutimeve”, ka thënë Tahiri.Ai ka kërkuar nga qeveria qartësi për rrugën në të cilën po shkon procesi i dialogut me Serbinë dhe sipas tij a po i përmbahet qeveria parimeve të dialogut.

Tahiri: Kurti është formuar politikisht duke folur për reciprocitet

“Kryeministri po bën përpjekje me bë reciprocitet në çështje specifike duke anashkaluar reciprocitetin e plotë ndërsa e mban mend fort mirë se si politikisht është formuar duke na folë për reciprocitet të plotë me Serbinë i cili mandej nisi të zbatohej në çështje specifike. Nëse do t’i përmbahej reciprocitetit të plotë ai do të duhej të zinte vend së pari në fushën e ekonomisë. Nuk po flas për bilancin tregtar me Serbinë, ndonëse njëjti në kohë ne këtij kryeministri shënon rekord të importeve nga Serbia, po flas për reciprociteti në garanton kushte të barabarta për ndërmarrësit e të dyja vendeve. Prodhimet serbe sot futën në Kosovë me certifikata e prodhimit të lëshuar nga Serbia e që Kosova i njeh si të tilla ndërsa certifikatat e prodhimit të lëshuar nga Kosova, Serbia nuk i njeh”, ka shtuar ai.

Kjo sipas tij ka pasoja direkte ekonomike për prodhuesit kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat