Presidenca dhe EULEX-i japin donacion për kooperativën "Krusha"

Aktuale

Presidenca dhe EULEX-i japin donacion për kooperativën "Krusha"

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes-rtk

Misioni i EULEX-it në Kosovë dhe zyra e Presidencës i dhuruan kooperativës bujqësore “Krusha“ donacion një furgon transportues dhe disa paisje elektronike, që do të ju shërbejë për mbarëvajtjen e punës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Vigemark vizituan Kooperativën bujqësore “Krusha“, ku së bashku i dhuruan si donacion një furgon dhe disa paisje të tjera, që do t’i shërbejnë këtij institucioni bujqësor, që udhëhiqet nga gratë.

“Ne këtë ndërtesë ka shumë histori, këtu e gjejmë mishërimin e punës se palodhur, kombinimin e ndjenjave të shumta të përkushtimit për t’i dhuruar qytetarëve të Kosovës e përtej, produkte të prodhuara me shumë dashuri. Ju sot jeni synonim i Kosovës se pasluftës. Ju jeni vet shpresa dhe vullneti. Ju jeni konfirmimi më i mirë që dëshmon se kur ka vizion të qartë, angazhim dhe punë, suksesi është gjithnjë i sigurt”, tha presidentja Osmani.

Shefi i misionit të EULEX-it Lars Gunnar Vigemark  tha se Kooperativa “Krusha” tashmë është e njohur, por ju ngelët gjithmonë modeste.

“Me kërkesën tuaj kemi sjellë edhe disa llaptopë e printera, që mund të përdoren për kooperativën tuaj. Falënderoj iniciativën e presidentes Osmani për të përkrahur punën tuaj dhe gjithë sektorin e bujqësisë. Pavarësisht se familja juaj është e njohur në Kosovë, ju keni ngelur shumë modeste”, ka theksuar Lars Gunnar Vigemark, shefi i misionit të EULEX-it.

Rilindja e Krushës ishin gratë, ishin nënat që vendosën të rrisin fëmiljët dhe të mos dorzohen, por ishin edhe miqtë që na ndihmuan, tha drejtoresha e kooperativës Fahrije Hoti.

Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX –it Vigemar vizituan ambientet e kooperativës, ku punojnë rreth 75 gra, shumica prej tyre mbajnë familjet me këtë pagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat