“Ditë të rënda” për Serbinë/ Shasha tregon se cili do të jetë mesazhi i Vuçiqit sot në konferencë

Aktuale

“Ditë të rënda” për Serbinë/ Shasha tregon se cili do të jetë mesazhi i Vuçiqit sot në konferencë

Nga: A.ZH Më: 21 gusht 2022 Në ora: 10:51
Demush Shasha

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sot do të mbajë konferencë për media, lidhur me procesin e dialogut me Kosovën, në Bruksel.

Sipas drejtorit të Institutit EPIK Demush Shasha, Vuçiq do të bëjë një tjetër akt viktimizimi politik, për qëllime të brendshme politike, përcjell Bota sot.

Ai ka publikuar një përmbledhje të paralajmërimeve për “ditë të rënda” të Vuçiqit, duke i cilësuar ato si cirk.

Reagimi i Shashës në Facebook:

Sot në ora 13:30 Presidenti Vuçiq do të mbajë konferencë për shtyp lidhur me dialogun. Konferenca me siguri do të jetë një akt tjetër i viktimizimit politik të Vuçiqit për qëllime të brendshme politike, prandaj të gjitha mesazhet që do të vijnë sot nga Vuçiqi duhet parë ekskluzivisht nga prizmi i nevojave të tij personale politike. Dhe pjesë thelbësore e këtij cirku politik është viktimizimi personal i Vuçiqit dhe zmadhimi i armiqve kundër të cilëve Serbia lufton. Së fundi edhe këtë javë kur përfundoi takimet në Bruksel Presidenti Vuçiq cilësoi se kjo ishte “ditë e rëndë” për Serbinë. Se si mund cilësohet diskutimi për gjëra të thjeshta sikur tabelat e veturave gjë e rëndë mbetet mister. Por për të kuptuar këtë cirk dhe viktimizim politik të Vuçiqit ja një përmbledhje e paralajmërimeve për “ditë të rënda” të Vuçiqit:

“Para nesh është një periudhë shumë e rëndë”, 11 qershor 2015.

“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 24 maj 2017.

“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 15 nëntor 2017.

“Para nesh është një periudhë vendimtare dhe gjithsesi e rëndë”, 4 maj 2018.

“Para nesh është një periudhë tmerrësisht e rëndë”, 16 prill 2019.

“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 18 qershor 2020.

“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 10 korrik 2020.

“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 24 janar 2021.

“Para nesh është një periudhë shumë e rëndë”, 23 shkurt 2021.

“Dy-tre ditë të ardhshme do të janë ditët e mia më të rënda”, 31 maj 2021.

“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 11 maj 2022.

“Sot ishte një ditë e rëndë”, 18 gusht 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat