Balje citon Albright: Ekziston një vend në Xhehnet për gratë që ndihmojnë gratë

Aktuale

Balje citon Albright: Ekziston një vend në Xhehnet për gratë që ndihmojnë gratë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 10:55
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka cituar ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright, që vdiq në mars të këtij viti.

“Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i ndihmojnë gratë”, është fjalia e Albright, që e përsëriti Balje.

“Dhe jam e sigurt se ka një vend të veçantë në Xhenet për gratë që ndihmojnë gratë, në çdo kohë, në çdo situatë”, ka shkruar ajo.

Reagimi i saj vjen pas debatit për shaminë në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat