Agjenturat ruso-serbe, shembja e Ramës / Konflikti anteportas në veri!

Aktuale

Agjenturat ruso-serbe, shembja e Ramës / Konflikti anteportas në veri!

Nga: Idriz Morina Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:44
Rama me Lavrovin, kur do të zbulohen skandalet tjera lidhur me rusët?

Nëntë muaj më parë në Shqipëri shpërtheu skandali i pagave, një megaskandal, që skandalistët ia dolën ta fshehin para shoqërisë shqiptare.

Shumat marramendëse të zbuluara për pagat e janarit 2021, shkonin nga 5 mijë euro në mbi 50 mijë në muaj. Nga paga për superekspertët, tek manipulantët.

Por, pse nuk u hetua në Shqipëri më asgjë edhe pse gazetarë, analistë dhe media të ndryshme kishin paga deri në 15 mijë euro në muaj. Ndërsa, një hetim i filluar nga Prokuroria e Tiranës merret me zbulimin e burimit të kësaj databaze, dhe jo me origjinën e parave për pagat marramendëse.

Arrestimi i dy rusëve dhe një ukrainasi në Shqipëri, shtoi dyshimet për një përfshirje të Rusisë në Shqipëri, nëpërmjet asaj që sot quhet luftë hibride.

Image
Agjentët rusë të arrestuar në Shqipëri

Madje atyre pas arrestimit iu doli në mbrojtje Baton Haxhiu, pikërisht njëri nga gazetarët më të paguar, sipas atyre publikimeve, dhe që pagën marramendëse nuk e merrte në media, por në spital.

Vetëm fakti se si mund të paguhet nga një spital një gazetar, që atje nuk ka se si të shkëlqejë dhe as me çfarë realisht të shquhet, kur eventualisht për të shkruar një komunikatë apo për publicitet gjen sa të duash ekspertë të kësaj fushe në Shqipëri, me pagë që s’kërkon më shumë se 500 apo 600 euro.

Përndryshe, spitalet me emrat, si spitali amerikan, garën e publicitetit e kanë fituar me mbiemrat, e tyre, amerikan, italian, gjerman etj.

Por, këto arrestime të fundit, ia hapën sytë opinionit publik, për t’ju kujtuar se çfarë politikash në të vërtetë po ndjek dhe ka ndjekur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Andaj, disa akuza publike çuan edhe në fajësimin e kryeministrit Rama.

Skandali i SHISH-it

Ndërsa, një raport i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, i 19 prillit i dhënë nga shefi i SHISH-it në Kuvendin e Republikës, vë në spikamë ndikim malinjë (kancerogjene) në institucione të shtetit dhe në shoqëri.

“Veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik. Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre”, thuhej në njoftimin e Shërbimit Informativ Kombëtar për raportimin e kreut të tij z. Helidon Bendo më 19 prill në Kuvend.

Pas këtij raporti, me hapjen e hetimeve, të iniciuara nga SHISH-i, çoi në zbulimin e të paktën një celule spiunazhi antishqiptar në Tiranë, por me protagonistë dhe me ekip shqiptarësh.

Sipas informacioneve të publikuara pas kësaj afere, sipas mediave në Shqipëri, rezultonte se Frederik Ymeri, ishte personi kyç, dhe shumë aktiv lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar të SHISH-it dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Frederik Ymeri përmendet edhe në rastin e dënimit të poetit Havzi Nela me varje në regjimin tiranik komunist, kur ai ishte në rolin e Drejtorit të Punëve të Brendshme në Kukës.

Rritja e vëzhgimeve dhe hetimeve ndodhi pas fillimit të luftës në Ukrainë, e cila ka nxitur hetime në shumë shtete, përfshirë kontaktet, burimet etj., për të shikuar nëse zyrtarë shtetërorë apo të sigurisë mund të ishin të përfshirë me rusët, të ndikuar apo edhe të shantazhuar prej tyre.

Rama hesht si guri

Duke shikuar në kontekst të kërcënimeve të Serbisë ndaj Kosovës për dhunë, heshtjes së Edi Ramës, i cili në secilin rast e mbronte Serbinë, si një shtet që kinse nuk është kundër Perëndimit, e ka bërë atë të heshtë...

Por, është e habitshme, se si pas të gjitha atyre trillimeve të Serbisë për Kosovën, të bëra nga miku i tij Vuçiqi, se ka shqiptarët e kanë planifikuar të vrasin serbë masivisht, t’i dëbojnë, se për këtë kanë sjellur çeçen e çerkez, dhe se Serbia do të ndërhyjë me atë rast, Edi Rama hesht si guri!

Edhe këto dy fakte janë të mjaftueshme, që shqiptarët nuk do të duhej të kishin më fije besimi në Ramën, dhe që mbase duhet menduar seriozisht për rrëzimin apo edhe arrestimin e tij, për skandalet dhe aferat e ndryshme të kryera nga ai.

Ndërsa, me rënien e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi, duket se edhe mbështetja e çuditshme, që ai ia jepte “Ballkanit të hapur”, projektit serbo-rus, ka marrë një goditje të re, nëse jo fatale, mund ta dërmojë thuajse fare.

Këto argumentojnë dyshimet tona të bazuara se Edi Rama në projektet vitale ka bashkëpunuar me Serbinë kundër Kosovës, dhe interesit të shqiptarëve përgjithësisht përfshirë në marrëveshjen për detin me Greqinë.

Rrjedhja fiskale, apo ajo që thuhej gjakderdhje masive, rezulton shumë më e lartë se në Kosovë. Këtë e vulos vetëm rasti me incenerator, pa megaskandalet tjera.

Prodhimi Kombëtar në Shqipëri në vitin e kaluar ishte mbi 16 miliardë dollarë, dhe me shumë gjasë rezulton se më së paku mbi 1.5 miliard është evazioni fiskal.

Paralajmërimi i Freedom House

Po ashtu, si duket nuk iu pëlqen fare mediave në Shqipëri, që ta rikthejnë para opinionit publik, skandalin e ditur sipas Raportit të Freedom House, se shumë media në Shqipëri financohen nga Rusia, Serbia, Greqia, Irani, Kina, Bullgaria e Italia.

“Sipas Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UAJ), ka rreth 45 TV dhe 800 media online që operojnë në mbarë vendin dhe marrin fonde nga jashtë, duke përfshirë mbështetjen financiare nga Rusia, Irani, Kina, Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Italia – ose nga krimi i organizuar, veçanërisht mediat online”, thuhet në raportin e Freedom House.

Në vitin 2018, televizioni ‘Top Channel’, citonte burime greke që deklaronin se “45 milionë euro është shuma të cilën ministri grek i Mbrojtjes, Kamenos, ia faturonte ministrit të Jashtëm të Greqisë, Niko Kotziasit, të shpenzuara nga buxheti sekret i Ministrisë së Jashtme të Greqisë”.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme të Greqisë: një pjesë e madhe e buxhetit sekret të saj jepet në formë grantesh e ndihmash, në media dhe organizata të ndryshme në rajon për të paguar gazetarë, portale, por edhe media e politikanë në Shqipëri dhe Maqedoni”.

Image
Ushtari i lënduar me sprej nga agjentët rusë, i vizituar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat