Osmani zbulon detaje nga takimi me Escobar-in: Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor

Aktuale

Osmani zbulon detaje nga takimi me Escobar-in: Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 16:43 Përditësuar në ora: 19:01 më 23.08.2022
Foto pas takimit

Osmani në takim me Escobar: Kosova do vazhdojë të jetë palë e barabartë në dialog

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Osmani ka thënë se gjatë këtij takimi e ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon, njofton Klan Kosova.

“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”.

“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike”.

“Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”.

Përfundon takimi, Escobar nuk deklarohet për media

Ka përfunduar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Pas takimit rreth dy orësh, Escobar nuk pranoi të flasë për mediat. 

I njëjti mbrëmjen e sotme do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë.

Fillon takimi i ​Osmanit me Escobarin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Takimi po mbahet i mbyllur për medie, derisa të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes së Escobar. 

Në ditën e parë të qëndrimit në Kosovë, Escobar, pritet të takojnë edhe liderët e partive opozitare. 

Vizita e Escobar vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të vendimit të Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe targat ilegale. Ndërsa, nesër do të qëndrojë në Kosovë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat