Takimin me Escobar, Haradinaj e quan të frytshëm

Aktuale

Takimin me Escobar, Haradinaj e quan të frytshëm

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur takim të frytshëm takimin me të dërguarin e posaçëm për dialogun Gabriel Escobar.

“Gjatë darkës në rezidencën e  Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Haradinajt.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat