Koloneli Demiraj, në veri të Kosovës janë paraqitur edhe ushtria private ruse Wagner / “Provoni të luftoni me ne po ua mbajti”

Aktuale

Koloneli Demiraj, në veri të Kosovës janë paraqitur edhe ushtria private ruse Wagner / “Provoni të luftoni me ne po ua mbajti”

Nga: I. M. Më: 24 gusht 2022 Në ora: 10:14
Dy figurat më antishqiptare, Vuçiqi dhe Vulini, ky i konsideruar njeriu kryesor i Putinit në Serbi

Koloneli Dr.Dritan Demiraj, në një reagim të ashpër ndaj agjendës së Serbisë për veriun e vendit, zbulon disa të dhëna të panjohura për organizimin serb në veri të Dardanisë. Ai thotë se bandat e kontrolluara nga Serbia në veri të Kosovës, që ai i referohet vetëm si Dardani, në disa raste ndihmohen nga shërbimet serbe të sigurisë, “nën prezencën edhe të mercenarëve të Grupit Rus Wagner”.

Grupi Wagner është i njohur si një lloj ushtrie private që Rusia e ka përdorur në shumë misione në botë, përfshirë edhe luftën në Ukrainë, të cilët njihen për përdorimin e tmerrshëm të dhunës, kryerjen e krimeve me ekstreme.

Ai i kundërvihet edhe propagandës së ashpër të rrejshme të Serbisë, për kinse shqiptarët duan të vrasin serbë, ndërsa kanë kryer vetë tri gjenocide në vitet e ‘90-ta. Ai u bën thirrje Shqipërisë dhe Dardanisë që sa më parë të nënshkruajnë Traktatin e mbrojtjes së përbashkët ushtarake.

Lexojeni reagimin e plotë të Dritan Demirajt

Sa ironike dhe qesharake!

Koloneli Dritan Demiraj

Përpara dy ditësh presidenti serb Aleksander Vuçiq i kërkoi NATO-s ta bëjë detyrën e saj në Kosovë, përndryshe ai deklaroi se Serbia do të ndërhyjë për të mbrojtur pakicat e saj atje?

Në fjalimin e tij para kombit, ai deklaroi: Jemi të vendosur me shpatulla pas murit, por ne do t'i mbrojmë njerëzit tanë nga persekutimi nëse NATO-ja nuk do ta bëjë këtë.

Sipas tij, bandat e Shqiptarëve duhej të ndaloheshin në veri të Kosovës, atje ku jetojnë pjesa më e madhe e serbëve. Për cilat banda në veri e ka fjalën Aleksandri?

Për bandat që financohen, mbështeten financiarisht dhe asistohen nga shërbimet serbe të sigurisë, nën prezencën me disa raste edhe të mercenareve të Grupit Rus Wagner?

Por, ku e gjen trimërinë ky "burrec"?

Në gjykimin tim kërcënimet e shfaqura javëve të fundit nga Vuçiqi, nuk janë asgjë tjetër më shumë se sa vazhdimi i një plani të qartë 20 vjeçar, ku vetëm përgjatë kufirit me Dardaninë, janë ndërtuar, kompletuar dhe dislokuar me efektiv të plotë 48 baza operacionale ushtarake.

28 nga këto baza i përkasin forcave të armatosura të ushtrisë serbe, ndërsa 20 të tjera janë pjesë e organikes së xhandarmërisë serbe. Këto baza kanë filluar të ndërtohen që nga muaji gusht 2001 dhe më pas janë fortifikuar, kompletuar me efektiv të stërvitur dhe të kompletuar me armatimet më moderne të këmbësorisë, me aparatura moderne zbulimi, vëzhgimi dhe të luftës elektronike nën asistencën teknike, informative dhe teknologjike të shërbimeve të specializuara sekrete të Federatës Ruse si shërbimi sekret ushtarak GRU-ja, shërbimi i zbulimit të huaj SVR, FSB, por jo vetëm.

Këto kërcënime intensifikohen në çdo rast kur qeveria e Dardanisë dhe Albin Kurti kërkon zbatimin e reciprocitetit, duke bërë që Vuçiqi, Vulini, Stefanoviçi dhe strukturat e tyre kriminale në veri të vendit të aktivizohen për prishjen e rendit dhe të sigurisë publike në veri të Dardanisë.

Për më keq se kaq, ata kërcënojnë haptazi se do të ndërhyjnë me ushtrinë e tyre të "fortë" për të mos lejuar vrasjen e serbëve nga Shqiptarët në veri të vendit.

Sa qesharake! Ata që kanë shkaktuar tri luftëra dhe gjenocid në Ballkan, ata që kanë vrarë mijëra civilë, kanë përdhunuar mijëra gra dhe vajza, kanë shpërngulur rreth një milion qytetar dhe kanë shkatërruar dhjetëra mijëra banesa.

Edhe kush ish-ministri i propagandës së “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Milosheviçit, Aleksander Vuçiqi së bashku me 'këlyshin' e Putinit në Ballkan Aleksander Vulinin.

Provojeni po ua mbajti dhe shikoni se ku do përfundoni edhe më keq se në vitin 1998-99.

Është e papranueshme qasja e BE-së duke vazhduar përkëdheljen e Serbisë me qëllim distancimin nga Rusia, por ata duhet ta kenë të qartë që kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë.

Kohë për teatër dhe propagandë nuk ka. Të dy qeveritë tona duhet të përgatisin dhe firmosin sa më shpejte traktatin e mbrojtjes së përbashkët në drejtim të unifikimit të qëndrimeve të mbrojtjes kombëtare së bashku me Republikën e Dardanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat