Kundërshtohet kërkesa e Escobarit dhe Lajçakut: Ja çfarë ndodhë nëse shtyhet reciprociteti!

Aktuale

Kundërshtohet kërkesa e Escobarit dhe Lajçakut: Ja çfarë ndodhë nëse shtyhet reciprociteti!

Nga: A.M Më: 25 gusht 2022 Në ora: 06:59
Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Miroslav Lajçak dhe amerikani Gabriel Escobar

U raportua se përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Miroslav Lajçak, dhe amerikani Gabriel Escobar, kanë pasur një kërkesë specifike për krerët institucionalë të vendit, ku kanë kërkuar shtyrjen e reciprocitetit për tre muaj.

Ndaj një kërkese të tillë, ka reaguar dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se shtyrja e reciprocitetit nuk zgjidh asnjë problem, pasi sërish pas tre muajve do ta kemi situatën e njëjtë.

“Nëse reciprociteti shtyhet për tre muaj, pas tre muajve do ta kemi të njëjtën situatë që e kemi sot, sepse duke e parë sa Serbia është agresive ndaj Kosovës, duke manipuluar me serbët e Kosovës, prap se prap edhe pas tre muajve do të tentojë ta përsëris të njëjtën situatë”, deklaroi profesor Maxharraj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Escobar-Lajçak: Të shtyhet reciprociteti për tre muaj!

Një falë e urtë thotë: “Hekuri duhet të rrahet sa është i nxehtë. Më vonë rrahe sa të duash nuk bënë punë”.

Nëse shtyhet reciprociteti duhet të hiqet nga ta dyja palët si nga Kosova dhe Serbia, nuk bëhet mirë që reciprociteti të shtyhet vetëm nga njëra palë, pra nga Kosova, pasi që të dyja palët i kanë vendosur masat e reciprocitetit, Serbia para 12 vitesh, Kosova këtë vit.

Shtyrja e njëanshme nuk është me vend. Nuk ka kuptim që Serbia ta vazhdoj reciprocitetin për tre muajt e ardhshëm, kurse Kosova jo.

Atëherë më e mira e mirës është që reciprociteti të mos shtyhet por të vendoset me 1 shtator ashtu siç është paraparë nga ndërkombëtarët te cilët këto ditë janë fokusuar në aktivitete të dendura politike dhe të sigurisë që çdo gjë të shkojë në rregull.

Nëse reciprociteti shtyhet për tre muaj, pas tre muajve do ta kemi të njëjtën situatë që e kemi sot, sepse duke e parë sa Serbia është agresive ndaj Kosovës, duke manipuluar me serbët e Kosovës, prap se prap edhe pas tre muajve do të tentojë ta përsëris të njëjtën situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat