MAPL kërkon që grevistët të kuptojnë qartë të drejtën për grevë

Aktuale

MAPL kërkon që grevistët të kuptojnë qartë të drejtën për grevë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Zëvendësja e Sekretares së Përgjithshme në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Venera Çerkini, ka kërkuar që pjesëmarrësit në grevë, sipas vullnetit te lirë të paraparë me Ligjin për Grevat, te konsultohen me ligjin, për ta kuptuar qartë të drejtën dhe obligimin lidhur me procedurat e grevave.

“Referuar mailit poshtëcekur lidhur me Grevat në Shërbimin Civil, kërkoj që pjesëmarrësit në grevë sipas vullnetit te lirë të paraparë me Ligjin për Grevat, te konsultohen me Ligjin për ta kuptuar qartë të drejtën dhe obligimin lidhur me procedurat e Grevave, duke filluar nga obligimi i organizuesit të Grevave dhe punonjësve të cilët janë pjesëmarrës në Grevë, gjatë orarit të punës.

Ky mail i referohet të drejtës se grevave si dhe nevojës së zhvillimit të saj në harmoni me Ligjin për Grevat, me qëllim te zbatimit të saj nga pjesëmarrësit, sepse pas përfundimit të Grevës do të vlerësohet nga punëdhënësi se a është respektuar nga organizuesit dhe pjesëmarrësit Ligji për Grevat, e drejtë kjo e garantuar me Ligjin në fjalë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat