Kosova dhe aleatët me gjithë forcën do ta godasin Serbinë, nëse nuk tërhiqet / E habitshme dhe tronditëse...?

Aktuale

Kosova dhe aleatët me gjithë forcën do ta godasin Serbinë, nëse nuk tërhiqet / E habitshme dhe tronditëse...?

Nga: Idriz Morina Më: 26 gusht 2022 Në ora: 21:16
KFOR-i tek liqeni i Gazivodës

11 Vjet iu deshën Bashkimit Evropian, që të kërkojë nga Serbia respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel. Më e pakuptueshmja është se këtë marrëveshje, Serbia e pengon me të gjitha mjetet, që të mos zbatohet jashtë kufijve të saj, pra në brendësi të territorit të Kosovës sovrane!

Ndaj Kosovës BE-ja s’ka pushuar kurrë së kërkuari, zbatimin e marrëveshjeve, madje edhe zbatimin asimetrik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Skandali 11 vjeçar

Në kohën, që kërkonte zbatimin e marrëveshjes për asociacionin, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, po BE-ja (Borell, Lajçak, Stano...), kërkonin edhe zbatimin e vendimit të kësaj gjykate për manastirin e Deçanit (çështje të cilën e kemi analizuar edhe komentuar me kohë).

Habia më e madhe, do të jetë për studiuesit e ardhshëm të BE-së, që pretendon të krijojë legjislacionin më të përkryer, kur të gjejnë, se si 11 vjet, pas një marrëveshje të nënshkruar në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, Beogradi se respektoi kurrë, por me organizime të ndryshme, e sabotoi, dhe për të gjithë këtë BE-ja e gjen fajtore Kosovën.

Për të qenë situata edhe më skandaloze, edhe 11 vjet pas, Brukseli e kritikon Kosovën pse po përpiqet ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit, me ndërmjetësim, të vetë BE-së.

Nuk mjaftuan as qëndrimet e Serbisë pro Rusisë, mosvënia e sanksioneve ndaj saj, bërja e marrëveshjeve të ndryshme tregtare, ushtarake, diplomatike etj., në kushtet, që Serbisë i ndalohet një gjë e tillë, sikurse çdo vendi tjetër, që është nënshkruese e marrëveshjes së anëtarësimit në BE, që kjo të merrte qëndrim kritik ndaj saj. Madje, as në çështje thellësisht të pastra, juridike e diplomatike, si rasti i abuzimit të marrëveshjes 11 vjeçare. Ishte Borell, që në takimin e 18 gushtit, u mundua ta bëjë përgjegjëse sa Kosovën edhe Serbinë, nëse me 1 shtator eskalon situata, pra kalohet në përdorim force.

Është e habitshme dhe tronditëse për të gjithë njohësit e ligjit, që një vend të bëhet fajtor, për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare brenda territorit të tij, dhe zbatimin, përkatësisht vendosjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë, në veri të vendit, 14 vjet pas Pavarësisë, të njohur nga rreth 120 shtete sovrane!

Kësaj situate i erdhi rend të ndryshojë, nën trysninë dhe ndikimin amerikan, që dy vendet të shkojnë më shpejt drejt një marrëveshje përfundimtare, ashtu siç, e ka ridefinuar, Presidenca Bajden, që njeh integritetin dhe sovranitetin e plotë të Kosovës, pra në tërësinë e saj!

Mesazhet e pazbardhura

Ky moment pa diskutueshëm, që ndërlidhet edhe me vizitën e fundit të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti në SHBA.

Kritikët dhe të tjerët, po e anashkalojnë vizitën në Stejt Departament të krerëve të shtetit, të cilët qenë pritur nga Sekretari Blinken, shumë nga mesazhet të cilat nuk janë zbardhur ende.

Image
Takimi në Uashington, presidentja dhe kryeministri në takim me Sekretarin e Shtetit

Ishte dakordimi për projektet shtetërore të Kosovës, dhe mbështetjes së plotë për pacenueshmërinë e kufijve, të integritetit dhe të sovranitetit të Kosovës, të konfirmuara që nga marrja e Presidencës Bajden, që krijuan klimën e veprimit, dhe ndryshimeve gjeostrategjike në Europë dhe SHBA, të cilat u bën të detyrueshme pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kjo i dha një shans të re trendëve negative, dhe të një lloj defensive të rolit të Kosovës, përkatësisht të trysnisë kryesore që binte mbi shqiptarët, për lëshime të mëtejshme në favor të Serbisë, pavarësisht, që shqiptarët kishin bërë kompromise kardinale në Vjenë, dhe vazhduan me vite në Bruksel.

Natyrisht që këto gjetën frymëzimin dhe përkrahjen tek ata që projektuan dhe mbështetën brenda Kosovës, me ndihmën e Serbisë dhe të korruptuarve e të komprometuarve të tjerë, që ta ndanin Kosovën, duke ia dhuruar pjesën më të madhe të veriut të vendit.

Sipas informacioneve të besueshme nga institucionet qendrore të Kosovës, dhe deklarimeve publike, më 1 shtator do të fillojë zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë. Është ende vështirë të thuhet nëse do të ketë ndonjë modalitet, që mund ta ndryshojë ndonjërin prej vendimeve, nëse realizohet edhe takimi i paralajmëruar në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë.

Qëndrimi amerikan si thamë më sipër është shpalosur në Uashington, dhe se Kosova duhet të ecë në rrugën e shtetbërjes, zbatimit të Kushtetutës në respektim të plotë të sovranitetit dhe të integritetit të vendit.

Mbi të gjitha, Blinken, e kishte siguruar delegacionin me mesazhet më të përzemërta për Kosovën, të presidentit Biden, djali i të cilit Bau, tashmë i ndjerë ka shërbyer në misionin amerikan të KFOR-it.

Sigurimi i lirisë së lëvizjes

Më në fund kërkesa serioze e bërë nga institucionet tona, nga Presidentja Osmani, që KFOR-i, përkatësisht NATO-ja, të sigurojë lirinë e lëvizjes, është marrë në konsideratë të plotë, që është në përputhje me detyrat dhe parimet themelore të fushëveprimit të KFOR-it.

Kjo nënkupton se KFOR-i nuk do të lejojë vendosjen e barrikadave më 1 shtator, bllokimin e rrugëve apo çfarëdo veprimi tjetër që cenon sigurinë apo lëvizjen.

Image
FSK-ja, e gatshme për intervenim

Një gjë të tillë, në një mënyrë më të butë e ka konfirmuar ky mision pas takimeve që sot ka pasur, komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari me kryeministrin Kurti, kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq si dhe me katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës.

“Gjeneral Kajari ka thënë se KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në implementimin e përditshëm të mandatit që ka, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – të garantojë ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e misionit të KFOR-it.

Në pajtim me këtë, komandanti i KFOR-it ua ka përcjellur zyrtarëve serb, shqetësimin e misionit për barrikadat në rrugë.

“Ai ka përsëritur se KFOR-i ka monitoruar me shqetësim vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës me 31 gusht dhe ka kujtuar rrezikun nga këto tensionime që mund të shpijnë në incidente të dhunshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat