Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon ministrja Haxhiu

Aktuale

Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon ministrja Haxhiu

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:40
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet, duke thënë se reciprociteti është parimi që e bën Kosovën të jetë vend normal.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se reciprociteti bëhet për hir të vetvetes.

“Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal. Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”, ka shkruar Haxhiu.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur të shtunën pasdite se është arritur marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet.

Sipas marrëveshjes, Kosova dhe Serbia nuk do të lëshojnë më dokumente për qytetarët e vendeve të tyre që e kalojnë shtetin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat