Thaçi për marrëveshjen: Lajm i madh dhe dëshmi se kjo qeveri po e pozicionon si duhet Kosovën në procesin e dialogun me Serbinë

Aktuale

Thaçi për marrëveshjen: Lajm i madh dhe dëshmi se kjo qeveri po e pozicionon si duhet Kosovën në procesin e dialogun me Serbinë

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 19:39
Albin Kurti dhe Jusuf Thaçi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell para pak çastesh ka shpallur marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse.

E rreth kësaj marrëveshje në mesin e shumë reagimeve është edhe reagimi i ish-zëvendësministri i Arsimit dhe ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë nga radhët e LVV-së, Jusuf Thaçi.

Ai thotë se fal qeverisë insistuese dhe fal insistimit amerikan, reciprociteti me Serbinë po jetësohet.

“Fal qeverisë insistuese dhe fal insistimit amerikan, reciprociteti me Serbinë po jetësohet. Ky është lajm shumë i mirë dhe dëshmi se kjo qeveri po e pozicionon si duhet Kosovën në procesin e dialogun me Serbinë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat