Jeta në vetmi e Sanije Sadikut, pa shtëpi e pa ushqim

Aktuale

Jeta në vetmi e Sanije Sadikut, pa shtëpi e pa ushqim

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 08:39
Sanije Sadiku

Sanije Sadikun jeta e përplasi me humbjen e katër fëmijëve, e vitin e kaluar, asaj i vdiq edhe i vetmi njeri që kishte afër, bashkëshorti.

Pasi burri i saj kishte ndërruar jetë, ajo mbeti e vetme, e ndihmë nuk i’u ofrua nga askush.

Kështu 47 vjeçarja, pa një kulm mbi kokë, u detyrua që një periudhë kohore të mbijetonte në rrugë.

Qëndrimi i saj në vendin ku banon aktualisht është mundësuar nga një bamirës, por koha për të dalë, po afrohet.

E përveç se nuk ka shtëpi, Sadiku me lot në sy rrëfen se shpeshherë kalojnë ditë që ajo nuk ushqehet.

Ajo vuan edhe nga sëmundje kronike, por nuk ka mundësi të marrë terapi.

E kërkesa e saj ishte vetëm sigurimi i një vendi të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat