Labinotë Demi Murtezi: Mund të jemi muslimanë e katolikë, por jo më shqiptarë krenarë

Aktuale

Labinotë Demi Murtezi: Mund të jemi muslimanë e katolikë, por jo më shqiptarë krenarë

Nga: H.O. Më: 29 gusht 2022 Në ora: 16:32
Labinotë Demi Murtezi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi në një postim të saj në Facebook ka reaguar pas rastit të dhunimit të një vajzë 11 vjeҫare.

Deputetja Demi-Murtezi shkruan se mund të jemi të shkolluar ose jo, nga fshati ose nga qyteti, musliman ose të krishterë, por jo më shqiptar krenarë.

Ajo shkruan se nuk po i mbrojmë fëmijët dhe nderin e motrave tona.

Postimi i plotë:

Ne mund të jemi të pasur e të varfër, të shkolluar e të pashkolluar, nga fshati e nga qyteti, muslimanë e katolikë, por jo më shqiptarë krenarë.

E humbëm këtë epitet se nuk po i mbrojmë fëmijët tanë e nderin e motrave tona. Se edukata e mirëfilltë e respekti për njëri-tjeterin u bënë cështje të tejkaluara e demode.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat