Zëvendësministri i Arsimit: Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, përkundër grevës

Aktuale

Zëvendësministri i Arsimit: Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, përkundër grevës

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 10:33
Dukagjin Pupovci

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka thënë se prindërit duhet t’i dërgojnë fëmijët në shkollë përkundër grevës.

Ai ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor 2022/2023.

“MASHTI-i i ka bërë të gjithë përgatitjet, edhe komunat i ka bërë përgatitjet. Po ashtu është bërë shpërndarja e teksteve, me përjashtim të klasës së pestë e që do të kryhen në dy ditët e ardhshme. Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, edhe mësimdhënësit duhet të shkojnë në shkollë. Kjo grevë është e pranishme në sektorin e arsimit dhe shumë pak në sektor të tjerë”, ka thënë ai në RTK.

Sipas tij pjesëmarrja në grevë është individuale. “Mendoj se forma më e mirë do të ishte komunikimi i drejtpërdrejt e prindërve me mësimdhënësit. Prindërit duhet ‘i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë. Ne nuk po bëjmë presion ndaj grevistëve”, deklaroi ai.

Pupovci vlerësoi se SBASHK nuk duhet të jetë si pikë informuese për nxënësit, por janë shkollat ato që do të duhej ta bënin.

Ai tha se greva është e drejtë e secilit dhe për këtë nuk kanë asgjë kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat