FSSHK: Mos të bëhen lojëra në kurriz të punëtorëve shëndetësor

Aktuale

FSSHK: Mos të bëhen lojëra në kurriz të punëtorëve shëndetësor

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka reaguar lidhur me  mosmarrjen e pagave për punëtorët shëndetësor të kujdesit parësor.

Kjo federatë kërkon që punëtorët shëndetësor sa më parë ti marrin pagat e tyre njësoj sikurse punëtorët e kujdesit dytësor dhe tretësor.

"Vonesa e pagave të punëtorëve shëndetësor është e papranueshme dhe e dënueshme, andaj kërkojmë që sa më shpejt të ekzekutohen pagat  pavarësisht kush është përgjegjës për këtë vonesë.

Mos të bëhen lojëra në kurriz të punëtorëve shëndetësor të cilët janë në shërbim të qytetarëve për 24 orë", thuhet në reagimin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat