​Ngarkohen me përgjegjësi të reja dy zëvendësministra

Aktuale

​Ngarkohen me përgjegjësi të reja dy zëvendësministra

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 17:02
Qeveria Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të qeverisë.

Ata i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.

Ish-zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë.

Ndërsa ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat