Mësuesja nga Suhareka përjashtohet nga puna, shkak mbulesa fetare

Aktuale

Mësuesja nga Suhareka përjashtohet nga puna, shkak mbulesa fetare

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 23:09
Ilustrim

Mësuesja nga Suhareka, Remzie Lezi është përjashtuar nga puna ditë më parë pas një vendimi të Këshillit Drejtues të Shkollës SHFMU “Flamuri i Arbërit”.

Në atë vendim që është publikuar nga organizatori i fushatës për lejimin e mbulesës në shkolla, Liridon Kurti, thuhet i gjithë Këshilli ka vendosur në mënyrë unanime.

Si të turpshëm e ka quajtur Kurti këtë vendim.

“Me një vendim skandaloz e arbitrar përjashtohet prej punës një mësuese me përvojë 30 vjeçare. Arbërie Nagavci keni thënë se nuk ka udhëzim administrativ për mbulesën. Në fakt, paska Turp!!!”, ka shkruar ai.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat