Deputeti i VV-së reagon pas largimit nga puna të mësueses me mbulesë nga Suhareka

Aktuale

Deputeti i VV-së reagon pas largimit nga puna të mësueses me mbulesë nga Suhareka

Nga: N. Sh. Më: 1 shtator 2022 Në ora: 23:18
Albin Kurti dhe Eman Rrahmani

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani ka reaguar pas largimit nga puna të mësueses Remzie Lezi nga Suhreka.

Rrahmani dokumentin e publikuar në media e ka quajtur si të pavlerë, ndërsa këtë veprim të Këshillit të Shkollës e ka konsideruar se ka të bëjë edhe me vepër penale.

Reagimi i plotë i tij:

Ky dokument juridikisht nuk ka asnjë vlerë. As drejtori, e as Këshilli Drejtues i shkollës nuk mundet me largu prej pune asnjë mësimdhënës.

Drejtoria e arsimit është përgjegjëse për pranimin dhe largimin nga puna të mësimdhënësve.

Për më tepër, cenimi i të drejtave të dikujt, duke vepruar jashtë kompetencave zyrtare, është vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat