Caktohet seanca e radhës për Hashim Thaçin dhe të tjerët

Aktuale

Caktohet seanca e radhës për Hashim Thaçin dhe të tjerët

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 11:55
Hashim Thaçi

Konferenca e radhës në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve është caktuar të mbahet me 8 shtator në orën 13:30, sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

 Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi akuzohen nga Haga për krime lufte.

Të gjithë ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej më shumë se një viti.

Në vazhdimësi ka pasur ankesa nga pala mbrojtëse për vazhdimin e paraburgimit dhe për mos fillimin e procesit gjyqësor ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat