Mosekzekutimi i pagave, Pupovci: Ndjej shumë keqardhje për këtë, por është e ligjshme

Aktuale

Mosekzekutimi i pagave, Pupovci: Ndjej shumë keqardhje për këtë, por është e ligjshme

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 17:49
Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka folur për çështjen e ndaljes së pagave për mësimdhënësit të cilët po marrin pjesë në grevën e nisur tash e dy ditë.

Pupovci ka thënë se ndjen keqardhje për këtë, por ka shtuar se një veprim i tillë është i ligjshëm, por që në Kosovë s’është praktikuar.

Ai ka thënë se Ligji e thotë qartë që pezullohet kontrata dhe e drejta për pagesë.

Pupovci ka thënë se në qeveritë e kaluara s’është përdorur një dispozitë e tillë ligjore, meqë sipas tij qeveritë e kaluara janë përpjekur të mbajnë një lloj raporti me mësimdhënësit.

Ndjej shumë keqardhje për këtë. Paga nuk është ndalë, por është kërkuar raportime që të dihet kujt ti ndalet. Kjo është diçka e ligjshme, që s’është përdorur në Kosovë. Ligji thotë shumë qartë që pezullohet kontrata edhe e drejta për pagesë. Neni tjetër thotë ndëshkim. Kjo nuk është ndëshkim. Kjo aplikohet në të gjitha vendet evropiane. Është një periudhë 10 vjeçare që kjo s’është zbatuar. Qeveritë e kaluara mund të them se mbase janë përpjekur të mbajnë një far raporti”, ka thënë Pupovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat