Rrahman Jasharaj zbulon një sekret: Çka na tha presidentja Osmani për kryeministrin Kurti!?

Aktuale

Rrahman Jasharaj zbulon një sekret: Çka na tha presidentja Osmani për kryeministrin Kurti!?

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 21:14
Rrahman Jashari

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në emisionin Kojshia Show, ka treguar se çfarë kanë biseduar gjatë takimit që u zhvillua të shtunën me presidenten Vjosa Osmani. Jasharaj në rrëfimin e tij në studio la të kuptohet se presidentja nuk u solli asgjë më shumë se qëndrimet e kryeministrit Kurti, të cilat tashmë dihen se cilat janë.

“Presidentja tha se nuk është në kompetencë timen. Na luti që për hir të kohës, për hir të atdheut të kemi mirëkuptim. Në ia shpjeguam se në këtë kohë kur ka ngritje të mëdha të çmimeve, ky 100-shi nuk ndërron shumë, por do të ishte një mesazh deri sa të bëhet Ligji i pagave, e që këtij ligji ia kemi parë sherrin edhe në të kaluarën, e po ia shohim edhe tash”, u shpreh Jasharaj në emision.

Për më shumë ndiqeni deklaratën e Rrahman Jasharajt nga minuta e 17:30, ku flet për takimin e tij me presidenten Osmani.Ndërsa, në anën tjetër Sindikata e Arsimit ka njoftuar mësimdhënësit se greva do të vazhdojë. Në njoftimin e dërguar drejt mësimdhënësve, SBAShK u ka kujtuar se greva vazhdon në orarin e paraparë: Nga ora 9:00 deri në ora 12:00, për të dy ndërrimet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat